Udhëtimi drejt Turqisë, nga 28 dhjetori nuk lejohet hyrja pa testin PCR negativ

26 Dhjetor 2020 | 10:36

Duke nisur nga e hëna e 28 dhjetorit, Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR, jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre.

Një vendim i tillë do të jetë i vlefshëm nga 30 dhjetori edhe për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Lajmi u bë me dije nga ministri turk Shëndetësisë.

Pasagjerët që nuk kanë një rezultat negativ (PCR) nuk do të lejohen të hipin në avionë për në Turqi.

Ministri tha gjithashtu se pasagjerët që fluturojnë nga Britania, Afrika e Jugut dhe Danimarka, krahas rezultatit të tamponit, do t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.

Ai tha se ishin të nevojshme masa të reja për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes së numrit të rasteve në gjithë botën dhe përshpejtimit të pandemisë.

“Ata që nuk paraqesin testin e tyre (negativ) në portën kufitare kur të hyjnë në vendin tonë do të futen në karantinë në adresat ku ata banojnë. Kjo masë do të vazhdojë deri më 1 mars 2021”, u shpreh ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026