Spahiu: Miqtë e afërt të Klinton janë Biden, Blinken dhe Hill, i ka pasur staf

4 Korrik 2023 | 18:19

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se miqtë më të afërt të Bill Klinton janë Joe Biden, Anthony Blinken dhe Kristofer Hill.

Ai tregoi se këta persona i ka pasur në stafin e tij dhe vazhdon të ruajë raporte shumë të ngushta.

“Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken kanë qenë dy njerëzit më të afër të Bill Klinton kur ai ka qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bill Klinton mbetet ende një nga njerëzit më me influencë në presidencën e Biden. Mos të harrojmë që presidenti Klinton ka pothuajse të gjithë ish-stafin e tij influencë në zonën e Ballkanit. Le të themi, ambasadori i Amerikës në Serbi, Kristofer Hill ishte njeriu që në vitin 1990 hodhi bazat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse ishte diplomati i parë që dërguan pas Shqipërisë komuniste,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023