Ministrja e Financave: Populli do të vuante nga çmimet e larta nëse ne…
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se populli do të vuante nga çmimet e larta nëse inflacioni në Shqipëri do të ishte po aq i lartë sa në vendet e rajonit.
Ajo shpjegoi këtu dhe ndikimin e regjimit të kursit fleksibël të këmbimit.
“Regjimi i kursit fleksibël të këmbimit ka ndihmuar ekonominë shqiptare në përballimin e krizave, pra ka shërbyer si një amortizator në përballimin e krizave të njëpasnjëshme që ekonomia ka kaluar gjatë viteve të fundit.
Mund t’ju marr vetëm një shembull. Ne kemi nënvizuar disa herë se inflacioni në vend ka qenë ndjeshëm më i ulët se inflacioni në vendet e rajonit, apo inflacioni në vendet e BE-së, qoftë inflacioni total, qoftë inflacioni i ushqimeve dhe pijeve që më së shumti ndihen në shportën e konsumit dhe shpenzimet familjare. Pjesë e pasjes së një inflacioni jo aq të lartë ka qenë dhe efekti i kursit të këmbimit duke shërbyer si amortizator për të amortizuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare,” – u shpreh Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta