Kina akuza drejt SHBA-së: Po e shndërron Tajvanin në “fuçi baruti”

5 Korrik 2023 | 10:05

Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e shndërrojnë Tajvanin në një “fuçi baruti”, pas shitjes së fundit të pajisjeve ushtarake në këtë ishull vetëqeverisës në vlerë të përgjithshme prej 440.2 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e municionit 30 milimetërsh dhe pajisjeve përkatëse, sikurse edhe pjesëve rezervë për makinat në Tajvan, armë të vogla, sisteme të armëve luftuese dhe pajisje për mbështetje logjistike.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei, u përgjigj duke thënë se “SHBA-ja injoron shqetësimet thelbësore të Kinës, ndërhyn ashpër në çështjet e brendshme të Kinës dhe qëllimshëm përshkallëzon tensionet përgjatë Ngushticës së Tajvanit”.
Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë kontrollin e tij me forcë.

“Kjo është e barabartë me përshpejtimin e transformimit të Tajvanit në një ‘fuçi baruti’ dhe shtyrjen e popullit tajvanez drejt humnerës”, tha ai përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Përdorimi i forcës për të kërkuar pavarësi është një përpjekje e destinuar të dështojë, tha ai, duke shtuar se ushtria kineze është gjithmonë e gatshme të mbajë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

SHBA-ja ndjek politikën “Një Kinë”, sipas së cilës Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka raporte formale diplomatike me ishullin. Megjithatë, ligjet në SHBA kërkojnë që Tajvanit t’i ofrojnë mbrojtje kredibile dhe SHBA-ja i trajton të gjitha kërcënimet ndaj ishullit si çështje “për shqetësime serioze”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026