Brexit, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së aprovojnë marrëveshjen e tregtisë
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian aprovuan unanimisht të hënën marrëveshjen post-Brexit për tregtinë duke i hapur kështu rrugë futjes në fuqi.
Dakordësia, e cila i jep fund nëntë muajve negociata, do të kalojë për t’u miratuar nga qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së deri të martën.
Marrëveshja pritet të bëhet ligj më 1 janar të vitit 2021 teksa parlamenti britanik parashikohet ta ratifikojë atë të mërkurën datë 30 dhjetor 2020.
Sipas rregullave të BE-së marrëveshja mund të hyjë në fuqi përkohësisht, edhe pse vetë Parlamenti Evropian parashikohet ta ratifikojë atë në muajin janar.
Çfarë parashikon marrëveshja Londër-Bruksel:
- vijim të tregtisë pa tarifa;
- zgjidhjen e detyrueshme të mosmarrëveshjeve në lidhje me çdo lloj konkurrence të pandershme;
- qasje të reduktuar të Britanisë në programet e BE-së në fushat e sigurisë dhe edukimit;
- periudhë tranzitore pesëvjeçare për kalimin e 25% të të drejtave për të peshkuar të BE-së flotës britanike;
Marrëveshja e cila u njoftua fillimisht më 24 dhjetor dhe e konkretizuar me një dokument prej 1,246 faqesh përcakton kuadrin e tregtisë me tregun e përbashkët të BE-së një herë pasi Britania e Madhe do të largohet përfundimisht nga unioni.
Britania e Madhe votoi me një referendum për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe e paraqiti kërkesën në vitin 2016. U deshën katër vite negociata që të arrihej më 1 janar 2020 largimi nga unioni ndërsa Londrës iu dha një vit fazë tranzitore për të negociuar pjesën tjetër të marrëdhënieve tregtare dhe lëvizjes së lirë.
Kështu pas rreth 50 vitesh marrëdhënie tregtare me bllokun evropian, Britania e Madhe pritet të shkëputet dhe të nisë një periudhë të re.r
Lexoni gjithashtu:
Arrihet marrëveshja për Brexit, Johnson: Më e mira për ne
Bisedimet Britani-BE, Von der Leyen: Problem çështja e peshkimit
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet