“Barcelonagate”, ish-kryeministri bullgar heq dorë nga imuniteti i deputetit

5 Korrik 2023 | 21:42

Presidenti i GERB (Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë), ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov njoftoi sot heqjen e imunitetit të tij parlamentar.

“Kam biseduar me anëtarët e grupit parlamentar GERB. Do të heq imunitetin tim, përkundër asaj që bëri ish-prokurori i shtetit kundër meje”, tha Borisov në parlament, megjithëse më parë tha se “refuzon kategorikisht” heqjen e imunitetit të tij.

Ai shtoi se ka besim në gjykatën dhe prokurorinë bullgare, transmeton Radio Bullgaria.

Prokuroria e qytetit në Sofje më parë i ka propozuar Prokurorit të Shtetit që të kërkojë heqjen e imunitetit parlamentar të Borisovit për shkak të çështjes “Barcelonagate”.

Bëhet fjalë për një aferë në të cilën ish-kryeministri është nën hetim prej tre vitesh dhe sipas prokurorit janë mbledhur prova se Borisov ka pastruar para duke u dhënë të tretëve para të fituara në mënyrë të paligjshme për blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026