OBSH ngre alarmin: 1.4 milionë vdekje në vit vetëm nga ndotja mjedisore

7 Korrik 2023 | 13:58

Çdo vit, 1.4 milionë vdekje në Europë humbasin jetën si pasojë e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

Raporti i fundit i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se vdekjet e lidhura me shkaqe mjedisore  përbëjnë afërsisht 15% të barrës së sëmundjeve në rajon.

Rreth 570 000 vdekje mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit të ambientit dhe më shumë se 150 000 vdekje nga ndotja e ajrit në banesa.

Sipas ekspertëve  77 milionë njerëzve u mungon qasja në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt në vitin 2020.

Ndërkohë që vetëm vitin e kaluar 20 000 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme në Evropë.

Hapësirat e gjelbra kanë një efekt mbrojtës shëndetësor që mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga shkaqet natyrore me gati 1%.

Për të menaxhur këtë situatë ministrat e mjedisit dhe shëndetësisë të rajonit evropian pritet të angazhohen në ndërmarrjen e veprimeve urgjente për të reduktuar atë shifër marramendëse të jetëve të humbura  dhe për të mbrojtur mbijetesën tonë në këtë planet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026