Rutte konfirmon rrëzimin e qeverisë: Dhashë dorëheqjen, s’u pajtuam dot

8 Korrik 2023 | 08:12

Mark Rutte njoftoi të premten se do të japë dorëheqjen nga kabineti i tij qeverisës në Holandë për, siç tha ai, mospajtimet brenda koalicionit qeverisës për frenimin e emigracionit.

“Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për politikën e migracionit. Edhe sot, për fat të keq, duhet të nxjerrim përfundimin se këto dallime janë të papajtueshme. Prandaj do t’i ofroj menjëherë mbretit me shkrim dorëheqjen e të gjithë kabinetit,” u tha Rute gazetarëve në Hagë.

Më herët, zëdhënësi i partisë së Unionit Kristian, Tim Kuijsten tha se qeveria holandeze kishte rënë për shkak se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për kufizimin e emigracionit.

“Katër partitë kanë vendosur që nuk mund të arrijnë marrëveshje për emigracionin. Prandaj kanë vendosur t’i japin fund mandatit të kësaj qeverie”, tha zëdhënësi i partisë Tim Kuesten.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026