Një makinë bie në tarracën e një hoteli në Kroaci, disa të plagosur 

8 Korrik 2023 | 10:19

Disa persona u plagosën në perëndim të Kroacisë, kur makina e një gruaje 76-vjeçare ra në tarracën e një hoteli plot me mysafirë.

Disa persona që ndodheshin në tarracën e hotelit kanë mbetur të plagosur, si dhe gruaja që drejtonte makinën, shtetase kroate, transmeton portali Index.

Svemirka Mioçiç, zëdhënëse e Departamentit Rajonal të Policisë, tha se disa persona janë transportuar në spital dhe se ende nuk dihet se sa të rënda janë plagët e tyre.

Një hetim po vijon, pas të cilit policia do të njoftojë më shumë informacione.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026