Artan Shkreli largohet nga qeveria “Rama”, emërohen dy zv. ministra të rinj

29 Dhjetor 2020 | 16:13

Bashkë me ndryshimet në drejtimin e dy ministrive, kryeministri Edi Rama ka firmosur sot dhe disa ndryshime në nivelin e zv.ministrave.

Kreu i qeverisë ka firmosur sot largimin e një prej bashkëpunëtorëve të tij të vjetër nga posti i zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vend të Artan Shkrelit në vend të tij është emëruar Gjergji Simaku, duke e lënë sërish këtë ministri me katër zv.ministra.

Ndërkohë, po sot është firmosur dhe për largimin e Sokol Dedja nga posti i zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e lënë këtë dikaster aktualisht me vetëm një zv.ministër.

Rama nuk ka emëruar zëvendësues për të, por ka emëruar një tjetër zv. ministër të Brendshëm, ku bashkë me Andi Mahila ky dikaster bëhet me katër zv. ministra.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi

Peleshi ministër i Mbrojtjes, Mentor Kikia: Strategji politike e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit

‘Të japë arsyet’, Petrit Vasili: Sot dha dorëheqjen Rama si ministër i Jashtëm, jo Cakaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026