Takimi i NATO-s në Lituani, merren masa të rrepta sigurie
NATO-ja e ka kthyer Vilnusin në një fortesë me armatime të avancuara për të mbrojtur Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e të tjerë të aleancës që takohen javën e ardhshme vetëm 32 kilometra larg kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë.
Gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin e 11-12 korrikut, i cili do të zhvillohet vetëm 151 kilometra nga Rusia. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të cilat u mungojnë shteteve baltike.
“Do të ishte e papërgjegjshme ta kishim qiellin tonë të pambrojtur pasi Presidenti Biden dhe udhëheqësit e 40 vendeve mblidhen këtu”, tha Presidenti lituanez Gitanas Nauseda.
Vendet baltike Lituania, Estonia dhe Letonia, dikur nën sferën e Kremlinit, por pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që nga viti 2004, shpenzojnë mbi 2% të ekonomive të tyre për mbrojtjen, më shumë se shumica e aleatëve të tjerë të NATO-s.
Por për rajonin me një popullsi totale prej rreth 6 milionë banorësh, kjo nuk mjafton për të financuar ushtri të fuqishme, investuar në avionët e tyre luftarakë ose për mbrojtje ajrore të avancuar.
Gjermania dislokoi 12 automjete lëshuese të raketave Patriot, armë që eleminojnë raketat balistike, raketat e komanduara dhe avionët luftarakë.
Spanja ka dërguar një sistem të mbrojtjes ajrore NASAMS, Franca po dërgon topat lëvizës special Caesar. Finlanda dhe Danimarka po vendosin avionë luftarakë në Lituani, ndërsa Britania dhe Franca po ofrojnë kapacitete kundër dronëve.
Polonia dhe Gjermania dërguan forca të operacioneve speciale me helikopterë.
Të tjerët po dërgojnë kapacitete për t’u përballur me çdo sulm të mundshëm kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.