Yjet që shkëlqyen në Butrint, Timo Flloko elektrizon amifiteatrin në qytetin antik

11 Korrik 2023 | 10:27

Kanë shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës “yjet në Butrint”. Poezitë e Timo Fllokos e shndërruan amfiteatrin historik në një natë që nuk i ngjan asnjë tjetre. Sopranoja e përmasave botërore Nino Matchaize dhe zëri i pakrahasueshëm i tenorit Saimir Pirgu iu bashkuan interpretimeve të aktorëve e këngëve me poezitë e Fllokos që ndër dekada i këndojmë të gjithë.

Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Nik Xhelilaj dhe Kristian Koroveshi, studentë të profesor Fllokos, ishin aty bashkë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Redon Makashi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Marsela Çibukaj, Arilena, Rovena Dilo e Soni Malaj.

Nën kujdesin e paarritshëm të regjisores Vera Grabocka, çdo zë i mbrëmjes të së shtunës ishte i kuruar në të gjitha detajet.

Interpretimi i pazakontë i dirigjentit të Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit, Jacobo Sipari di Pescasceroli, ishte një shfaqje më vete.

Nata e yjeve në Butrint u mbyll me yllin e tyre, të bijën, Lindën, që la mbresa të panjohura të i gjithë publiku i zgjedhur i këtij produksioni.

Interesi i të ftuarve kaloi çdo parashikim dhe e ktheu këtë natë në një ngjarje të paharrueshme të poezive të Timo Fllokos që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026