Ngjarje tragjike në Kosovë, katër të vdekur brenda familjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku raportohet se katër persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën, në rrethana ende të paqarta.
Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar ngjarjen, por pa dhënë detaje shtesë.
“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familje. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Unë jam në vendngjarje. Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë. Prokuroi i rastit është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen “, tha ai.
Ndërsa burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht i thanë Kosova Press se burri ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe më pas veten. Policia e Kosovës dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër