Izrael, protesta kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë
Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu shtyu përpara një projekt-ligj të diskutueshëm që synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë.
Turmat e protestuesve që valëvitnin flamurin, ndaluan trafikun e mëngjesit në kryqëzimet kryesore dhe në autostrada në mbarë vendin. Disa u shtrinë në rrugë, e të tjerë brohorisnin.
Oficerët e policisë u dërguan mes qindra demonstruesve në Tel Aviv, qendra aktive e biznesit në Izrael. Në hyrje të Jerusalemit, forcat e rendit përdorën një top uji për të shpërndarë disa protestues dhe i larguan me forcë të tjerët nga vendi i ngjarjes.
Të paktën 42 persona u arrestuan, tha policia. Protesta tjera janë planifikuar gjatë të martës, duke përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Ben Gurionit.
Përpjekjet e koalicionit nacionalist-fetar të Netanyahut për të modifikuar sistemin e drejtësisë kanë ndezur protesta të pashembullta, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët perëndimorë për mirëqenien demokratike të Izraelit, dhe shqetësime për pasoja ekonomike.
Projektligji i ri fitoi një të parë nga tre votat e nevojshme për t’u shkruar në ligj të hënën vonë, pas thirrjeve të ‘për turp’ nga ligjvënësit e opozitës.
Të hënën vonë, projektligji i ri fitoi tre votimet e nevojshme për t’u miratuar si ligj, duke bërë që ligjvënësit e opozitës të thërrasin “turp”.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta