Dhunë në Bregun Perëndimor, forcat izraelite sulmojnë një kamp në Jenin

3 Korrik 2023 | 21:08

Përleshje të dhunshme janë verifikuar në Jenin, pas një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor, që la 8 persona të vdekur.

Dronët goditën atë që Izraeli thotë se ishte një bazë militantësh, ndërsa forcat tokësore bastisën kampin e refugjatëve të zonës.

Kryeministri palestinez tha se Izraeli kërkonte të shfaroste kampin:

“Ky agresion është hallka që plotëson atë që pushtuesit po bëjnë në aspektin e terrorizmit dhe agresionit. I bëjmë thirrje botës të ndalë këtë agresion ndaj njerëzve tanë në Jenin. Ne kërkojmë gjithashtu vendosjen e të gjitha sanksioneve të mundshme ndaj Izraelit, agresori që sponsorizon terrorizmin e pushtuesve”, tha Mohammad Shtayyeh, kryeministër i Palestinës.

Nga ana e tij, Izraeli thotë se kampi në Jenin ka qenë një vatër militantësh, nga e cila kanë nisur një seri sulmesh në territorin e tij.

“Ne duam që kampi të mos jetë një parajsë për terroristët, që kryejnë sulme në Judea dhe Samaria dhe më pas kthehen atje për t’u fshehur. Nuk do të lejojmë që të kthehet në strehë për terroristët, ndaj dhe po veprojmë”, u shpreh Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Sulmi është cilësuar si operacioni më i madh izraelit në zonën e Jeninit në më shumë se një vit. Ushtria deklaroi se ka gjasa që ai të vazhdojë për disa ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) të nisë një operacion 40-ditor që synon...
13:40 | 26/06/2026

Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)

Një ekspeditë e biologjisë detare në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Brazilit ka zbuluar 31 specie të reja vetëm në dy javë. Studiuesit besojnë se shpejtësia me...
13:39 | 26/06/2026

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026