Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur te një letër që qarkullon në disa lajme të publikuara si burimi i një libri që quhet “Albania Files”, ku është brenda tij një letër e një arkitekti të huaj që ia dërgon Kryeministrit Edi Rama. Sipas asaj letre, arkitekti i kërkon Kryeministrit të zgjasë pushtetin, se sipas tij, Shqipëria është një vend shumë i mirë për të punuar arkitektët e huaj.
“Një letër jashtëzakonisht shumë interesante një arkitekti hollandez që vjen nga një vend demokratik i cili i shkruan kryeministrit dhe i thotë Shqipëria duhet të ndalojë zgjedhjet dhe ju duhet të zgjidheni ose president i përjetshëm ose mbret. Pse? Sepse jeni një njeri i iluminuar që i ke dhënë arkitekturës një si të thuash shesh të bëjë çfarë të dojë.
Është një letër e cila një arkitekt i cili ka punuar apo punon në Shqipëri prej 10-15 vjetësh i shkruan kryeministrit dhe i thotë shkëlqesi i thotë, është letër e gjatë, duket e ka dërguar në kohën e zgjedhjeve të 25-ës ose Shqipëria të anulojë zgjedhjet mos ketë më zgjedhje fare se s’ka ç’do dot thotë dhe ju të bëheni president i përjetshëm ose të shpalleni mbret. Tani unë e kuptoj që një arkitekt i cili ka ardhur ka fituar para mund të jetë servil, puthador ose e tjerë e tjerë por mendoj unë kryeministri i vendit tim nuk mund të botojë një letër të tillë. Ai mund të marrë shumë mesazhe dhe e kisha këtë në kuadrin e kësaj e këtyre mesazheve që vijnë nga populli sepse për hir të ironisë së historisë edhe Zogu nuk donte të bëhej mbret po fshatarët e Skraparit e propozuan për herë të parë.
Normalisht kjo letër duhet të futet në sirtar dhe të ruhet si një shaka. Kur ti e boton në anglisht për peizazhin europian dhe është një personazh i njohur në Hollandë i cili ka bërë dhe një libër shumë interesant ky libri ku e fut veten si një arkitekt që shkon në Afrikë dhe atje ndërton një qytet nën drejtimin e një diktatori të iluminuar, është një koincidencë e jashtëzakonshme.
Nga fshatarët e Skraparit që për herë të parë i bënë thirrje parlamentit të kohës dhe i thanë që shiko se ne na duhet Zogu të bëhet mbret edhe pastaj është ajo thënia e famshme e Ataturkut. Pra ndoshta jemi pikërisht në atë periudhë të operetës. Pra po zhvillohet një operetë këtu në Tiranë me këtë me këtë lloj puthadorjeje të këtyre arkitektëve të cilët për hir të vërtetës kanë ardhur dhe kanë bërë çfarë i kanë dashur dëshirat.
Është faqe 505, është e jashtëzakonshme. Kjo letër e botuar është jashtëzakonisht shumë serioze po ta marrësh në gjithë çfarë po lexojmë te ky libri i famshëm i cili qenkej nga plani për Shqipërinë e ardhshme se si Shqipëria do të tjetërsohet sipas këtij plani kaq kaq voluminoz dhe me gjasë nëse dikush do të vijë do të kthehet në Shqipëri mbas 10 apo 20 vjetësh nëse ky plan zhvillohet s’ka për ta njohur më këtë vend.” – tha Auron Tare.
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit