SHBA-ja përkrah Izraelin pas sulmit në Bregun Perëndimor

3 Korrik 2023 | 17:30

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë më 3 korrik se SHBA-ja është duke e monitoruar nga afër situatën në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kanë goditur kampin Jenin me sulme më dronë.

“Ne mbështesim sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur popullin e vet kundër Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera terroriste”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Operacioni i forcave izraelite nisi me disa sulme me dronë. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur tymin duke dalë nga një bllok banimi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin. Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.

Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026