“Spanja nuk e njeh Kosovën!” Madridi merr presidencën e BE, nuk ndryshon qëndrim
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mirëpritur presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel në Madrid, vetëm një ditë pasi Spanja mori presidencën e radhës të BE-së.
Përveç Ukrainës, Spanja shpreson të bëjë përparim në disa çështje kryesore të BE-së gjatë presidencës së saj, përfshirë këtu që BE të finalizojë një pakt të diskutueshëm mbi migracionin, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme brenda grupit 27-vendesh.
Spanja thotë gjithashtu se zgjedhjet e saj të parakohshme këtë muaj nuk do të ndryshojnë kthesën presidenciale të Madridi ndonëse për Kosovën e ka bërë të qartë se nuk do të ndryshojë qëndrim.
Ambasadori i Spanjës në Beograd, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.
Nga 9 janari, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Është e paqartë se si do të vazhdohet procedura lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se pret që “të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë presidencës së Spanjës”, të cilës i ka uruar “presidencë të suksesshme”.
Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë