Viti i ri në Thumanë, banorët në çadra dhe kontejnerë, mungon atmosfera festive

31 Dhjetor 2020 | 11:08

Në Thumanën e tërmetit të nëntorit 2019 vështirë se i gjen dritat festive të ardhjes së vitit të ri. Çadrat, kontejnerët, muret e rrënuara dhe kolonat e rindërtimit duket se ia kanë zënë vendin stolive të një bredhi.

Megjithatë mjafton një trokitje e derës për t’ua rikujtuar banorëve periudhën e vizitave mes miqsh.

Prena Legisi nuk nguroi të na mirëpriste në kontejnerin ku jeton prej muajsh. E si të mos mjaftonte ky fakt këtë herë nëna e pesë fëmijëve vitin e ri do e festojë e vetme. Mbyllja e kufijve me Greqinë prej pandemisë nuk e lejoi nënën që të bashkohet me djemtë e saj.

“Unë jam mërzitur shumë, po edhe ata janë mërzitur shumë, se një nënë të vetme (qan) çfarë të bëjmë kështu ka ardhur jeta. Vetëm të jemi shëndoshë, ishalla nuk na gjen gjë prej sëmundjes se nuk mund të vijnë të na shohin”, u shpreh Prena Legisi.

Të jetojë brenda një kontejneri, ndërsa ka para syve çdo ditë shtëpinë e rrënuar për nënë Prenën nuk është aspak e lehtë.

E ndërsa sipas premtimit të kryeministrit Edi Rama banorët do e kalonin vitin e ri në shtëpitë e reja, ende rindërtimi i banesave individuale nuk ka përfunduar.

 “Jo jo për atë nuk jemi në dijeni, na patën thënë deri me 31 këtë muaj, po tani kanë thënë deri në fund të majit, nuk dimë gjë”, tha e moshuara, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Dorina Halili se a kishte informacion se kur do të përfundojë rindërtimi i banesave.

“Për verë nuk mund të rrish prej të nxehtit dhe në dimër prej të ftohtit për zotin. Edhe dritat më keq nuk ka, kush rri në çadër dhe kontejner është kot për ngrohje. Llogarite mbrëmë kemi qenë pa drita, vetëm me mbulojë, çfarë të bëjmë”, u shpreh më tej ajo.

E përpos të gjitha vështirësie me të qeshur 69-vjeçarja na thotë se natën e ndërrimit të viteve ndonëse vetëm do e presë me tavolinën plot.

Njëjtë si nënë Prena edhe dhjetëra banorë të Thumanës po e presin vitin e ri në kontejner apo çadër.

“Ky është vitit i dytë i ri në kontejner, tani presim vitin tjetër të hyjmë në shtëpi vitin tjetër. Gëzuar e për shumë vjet, ju edhe ne, edhe ma mirë në shtëpia vitin tjetër”, thotë një tjetër e moshuar Lumturie Koleci.

Me shpresën se viti 2021 do i rikthejë në banesa, nuk kanë sesi të mungojnë edhe urimet nga Thumana.

“Ky vit ardhtë më i pasur dhe më i mirë se tjetër herë, isha lla kjo sëmundje na ikën edhe ne jemi mirë”, tha Legisi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026