I nxehti afrikan godet Shqipërinë! Sa pritet të zgjasë, qyteti që do thyejë rekord

12 Korrik 2023 | 13:11

Meteorologu Akil Osmani zbuloi në Euronews Albania detaje nga vala e të nxehtit që pritet të godasë Shqipërinë gjatë javës së ardhshme.

Osmani deklaroi se duke filluar nga dita e sotme dhe përgjatë 10 ditëve në vazhdim do të ketë një rritje të temperaturave, ku të premten termometri do të shënojë dhe 40 gradë celcius në shumë qytete në Shqipëri.

Ai tha se temperatura më e lartë pritet të shënohet në qarkun e Beratit, ku në qytetin e Kuçovë termometri mund të regjistrojë dhe 42 gradë celcius.

Ai shtoi se temperature deri në 40 gradë do të shënojë dhe Tirana, Shkodra, Fieri, Gjirokastra, Elbasani dhe Kukësi.

“Duke filluar nga sot, përgjatë 10 ditëve të ardhshme, pritet të kemi temperatura të cilat do të jenë të larta dhe shumë të larta, do të kemi ditë me temperatura në 39 apo 40 gradë celcius.

Duke ardhur drejt ditëve të fundit do të kemi degradim të valës së të nxehtit, çka do të bëjë që të temperaturat e ajrit të zbresin në vlerat 36 dhe 37 gradë celcius. Pas largimit të valës së të nxehtit ne do të kthehmi rreth vlerave normale për muajin korrik 33 apo 34 gradë. Zonat më të prekura nga këto temperatura do të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës, të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta. Edhe qytete si Fieri, Tirana apo Shkodra do të shënojnë temperatura rreth 40 gradë celcius. Bregdeti mbetet në temperatura 37-38 gradë. Në zonat malore do të ketë temperatura 34-35 gradë, me përjashtim të Kukësit që do të prekë temperatura deri në 40 gradë celcius”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026