OKB dënon djegien e Kuranit

12 Korrik 2023 | 16:01

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara votoi për të dënuar incidentet e fundit të djegieve të Kuranit, por shumë shtete refuzuan që ta mbështesnin rezolutën, duke shprehur frikën se kjo mund të cenojë lirinë e shprehjes.

Pavarësisht dënimit të diskreditimit të librit të shenjtë të Islamit, votimi në këtë këshill solli më shumë ngjarje sesa unitet, me shtetet nga Evropa dhe Amerika që thanë se duhet më shumë punë që rezolutë të jetë më e fortë, përmes një vendimi unanim.

Pakistani dhe shtete të tjera të Organizatës për Bashkëpunim Islamik iniciuan debatin dhe rezolutën pasi një refugjat irakian dogji faqe të Kuranit pranë xhamisë kryesore në Stokholm muajin e kaluar. Ky incident nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke dënuar urrejtjen fetare. Për rezolutën votuan 28 shtete, 12 ishin kundër dhe shtatë abstenuan.

Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kosta Rika dhe Mali i Zi votuan kundër rezolutës.

Ambasadorja e SHBA-së, Michele Taylor, kërkoi që të arrihet konsensus për rezolutën.

“Fatkeqësisht, shqetësimet nuk janë marrë seriozisht”, tha ajo.

“Më vjen keq që Këshilli nuk arriti të kishte zë të unifikuar në dënimin e atyre që të gjithë pajtohemi se janë akte të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe në të njëjtën kohë të respektohet liria e shprehjes”.

Në Suedi, autoritetet lejojnë protestat ku digjet Kurani, duke u thirrur në lirinë e shprehjes. Edhe në janar, një protestues kishte djegur Kuranin në Stokholm, incident që ishte dënuar ashpër nga shtetet myslimane.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit

Anija e Evergreen Marine u godit të premten nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit. Kompania tajvaneze njoftoi se anija është larguar në...
08:53 | 26/06/2026

Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar

Qendra e paraburgimit të emigrantëve “Alligator Alcatraz” është mbyllur pas më pak se një viti funksionimi, thanë zyrtarët të enjten. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis me carin kufitar...
08:47 | 26/06/2026

Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)

Dy trena u përplasën pranë fshatit Bialosliwie në Poloninë perëndimore-qendrore, raportuan mediat polake të enjten. Alarmi u dha të enjten pasdite kur një tren pasagjerësh...
08:42 | 26/06/2026