FIFA dënon Al Nassr, nuk respektoi kontratën me klubin anglez

12 Korrik 2023 | 20:06

Me transferimin e Kristiano Ronaldos në fillim të vitit, skuadra e Al Nassr i hapi rrugë kalimit të disa prej yjeve të futbollit drejt tokës arabe. Ajo cka është e sigurt janë financat, të cilat asnjëherë nuk do të jenë proglem për 8 herë kampionët e Arabisë Saudite, por së fundmi FIFA ka vendosur tu bllokojë merkaton.

Shkak është bërë mosrespektimi i një marrëveshje me skuadrën e Leicester Cityt në Angli, ku klubi arab i kishte para borxh.

Bëhet fjalë për sulmuesin Nigerian Ahmed Musa, i cili në vitin 2018 iu bashkua Al Nassr, me arabët që duhet ti paguanin dhelprat mbi 15 mln euro. Sipas FIFA, skuadra e sheikëve ka dështuar të paguajnë afro 500 mijë euro plus interesin dhe bonuset lidhur me performancën e futbollistit. Dy vite më parë qeveria botërore e futbollit i bëri të ditur vendimin skuadrës në fjalë që në rast mos shlyerje të pagesës do tu bllokonte merkaton, ndërsa tani gjithçka është e konfirmuar.

I gjithë problem ka lindur në periudhën kur skaudra ende nuk kishte kaluar në duar të fondit të investimeve publike, ndërsa këta të fundit kanë bërë me dije që shumë shpejt çështja do të zgjidhet. Kujtojmë se pjesa më e madhe e aksioneve të Al Nassr drejtohen prej tyre, ndërsa siguruan menjëherë shërbimet e Ronaldos, Brozovic, por dhe shumë yje të tjerë, emrat e së cilëve lidhen me këtë skuadër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026