Deputeti i VV sulmon Ramën: Pse harxhon lekët e shqiptarëve për një draft?

12 Korrik 2023 | 20:45

Deputeti i vetëvendosjes Dimal Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se ndërhyrja e Ramës përmes draftit për asociacioni dëshmoi se ai nuk e njeh fare situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Rama harxhoi lekët e taksapaguesve shqiptarë për të vizatuar një asociacion për serbët ndërkohë që e ka për detyrim të mbrojë interesat e shqiptarëve.

“Na vjen keq për rolin e Ramës si ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë se unë besoj thellë se ka harxhuar lekë të taksapaguesve shqiptarë për të vizatuar një asociacion për serbët ndërkohë që ka detyrim të mbrojë shqiptarët. Dhe nuk ja ka kërkuar askush ta bëjë një gjë të tillë. Ai dëshiron të faktorizohet në faktorin ndërkombëtar por s’e kupton as Serbinë as asociacionin. Është në ajër në këtë fushë, nuk e njeh fare. Duke dashur të bëjë mirë, është duke na shkaktuar shumë dëm”, tha Basha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023