Kaos në transporte, grevë e hekurudhave në Itali. Në Gjermani bllokohen aeroportet

13 Korrik 2023 | 19:05

Trenat pa lëvizur dhe bagazhet e vendasve dhe turistëve të mbushur me durim. Trafiku hekurudhor në Itali u çorodit seriozisht ditën e enjte si pasojë e një greve njëditore të punonjësve.

Thuajse gjysma e udhëtimeve në distancë të gjatë janë anuluar, pasi punëtorët kërkojnë rroga më të larta, kushte më të mira pune dhe më shumë trajnim.

Edhe pse greva ishte programuar të zgjaste deri mesnatën e së premtes, ministri për Infrastrukturën dhe Transportet, Matteo Salvini urdhëroi reduktimin e saj deri mesditën e së premtes.

Ndonëse në rrethana të ndryshme, probleme me transportin pati edhe në Gjermani, ku aeroportet e Hamburgut dhe Duseldorfit ndërprenë përkohësisht fluturimet.

Shkak u bë një protestë e aktivistëve të klimës të grupit “Gjenerata e Fundit”, të cilët çanë gardhet me tela të dy aeroporteve dhe bllokuan aksesin në strukturat e udhëtimit.

Ata u vendosën në afërsi të pistave të fluturimit, duke detyruar autoritetet të pezullojnë fluturimet për motive sigurie.

Aktivistët e grupimit “Gjenerata e Fundit” njihen për nguljen e tyre në tokë në rrugët dhe infrastrukturat publike të Gjermanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026