Ancelotti te Selecao, presidenti brazilian kritika: Pse s’shkoi të ndihmonte Italinë

7 Korrik 2023 | 13:16

Nga viti 2024 Carlo Ancelotti do të drejtojë kombëtaren e Brazilit, i cili bëhet i pari shtet në karrierën e italianit. 64-vjeçari ka drejtuar skuadra si Reali, Milani, Chelsea, Psg, Bayern ku ka fituar dhjetëra trofe, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë me një kombëtare ku nuk mungojnë yjet. Lëvizja e bujshme e tij është përshëndetur nga sportdashësit nëpër botë, por jo nga presidenti i Brazilit, i cili ka nisur sulmet.

“Më pëlqen Ancelotti por ai kurrë nuk ka qenë trajner i Italisë. Pse nuk zgjidh si fillim problemin e vendit të tij që ka dy herë që mungon në Botëror?”- tha Silva.

Më tej, Da Silva ka treguar dhe trajnerin që e sheh si emrin e duhur për të drejtuar Selecao.

“Unë jam një tifoz i Fernando Diniz, sepse ai ka personalitet, kreativitet dhe është një person që mund të vërë komandën në dhomat e zhveshjes. Është e lehtë të jesh trajner në Europë me 11 lojtarë të zgjedhur, por është e vështirë të vish këtu dhe të jesh trajner i Corinthians. Do të doja ta shihja Ancelottin nëse do të bënte mirë me Corinthiansin…”, tha Lula.

Brazili e ka humbur shkëlqimin prej vitesh tashmë, ndërsa as tekniku Tite nuk mundi të bënte diçka në këtë pikë. Kujtojmë se në Botëror u eleminuan nga Kroacia, ndërsa edhe në edicionet e mëparshme nuk ka pasur sukses.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026