Ahmetaj pa imunitet, Kuvendi miraton kërkesën për arrestimin e tij

14 Korrik 2023 | 11:06

Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Nga të gjithë depuetët e pranishëm në seancë vetëm tre prej tyre zgjodhën të abstenonin në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.

Bëhet me dije se deputët që kanë abstenuar janë aleatët e opozitës, si Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili ka votuar pro kërkesës së SPAK për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, të ngushtë.

Maxhoranca dhe opozita dolën me dy raporte të ndara në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por të dyja palët ranë dakord në pikën se kërkesa e prokurorisë ishte e ligjshme.

Tashmë ish-zëvendëkryeministri Ahmetaj është zyrtarisht pa imunitet dhe SPAK mund të vijojë procedurën për arrestimin e tij.

Ahmetaj aktualisht nuk ndodhet brenda territorit të vendit dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij.

Në një reagim publik në facebook Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026