Rusia thotë se ura e Krimesë është rihapur pjesërisht

18 Korrik 2023 | 14:31

Rusia tha më 18 korrik se trafiku rrugor është rihapur pjesërisht në një urë kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë mbi ngushticën e Kerçit, pasi ajo ishte dëmtuar nga një shpërthim një ditë më parë.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, nga i cili humbën jetën dy persona dhe vajza e tyre u plagos rëndë.

Autoritetet ruse thanë se kanë goditur objektet në Odesa të Ukrainës dhe Mikolaiv, në shenjë hakmarrjeje për sulmin në urë.

Presidenti Vladimir Putin, i cili e ka prezantuar personalisht urën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, u zotua për “një përgjigje” për atë që Rusia e quajti “sulm terrorist”.

Ukraina nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por mediat ukrainase raportuan se shërbimet e sigurisë kishin vendosur dy dronë detarë për të kryer operacionin.

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, i cili është vënë në krye të punimeve për riparimin e urës, shkroi në Telegram mëngjesin e 18 korrikut se “transporti në Urën e Krimesë është rikthyer “.

Khusnullin tha se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe do të duhet të rindërtohet, por se nuk ka dëmtime strukturore në shtyllat e urës. Ai shtoi se ura do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.

Dëmi i shkaktuar në urë, e vetmja rrugë që lidh Krimenë me Rusinë, mund të ketë ndikim në aftësinë e Moskës për të furnizuar trupat e saj në Ukrainën jugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026

Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan...
09:07 | 05/07/2026