Shqiptarja kampione në Maqedoninë e Veriut: Shteti nuk më mbështet, përballem me paragjykime

6 Janar 2020 | 14:08

Drita Islami, kampione në atletikë është ndër femrat e pakta shqiptare me sukses përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut, aty ku jeton. 

24-vjeçarja Drita është kampione disa vjet radhazi në nivel republike, dhe ka korrur sukses në garat evropiane dhe botërore. 

“Merrem me këtë sport nga mosha shumë e re. Që nga shkolla fillore. Arsimtari i edukatës fizike e kishte vërejtur shpejtësinë time dhe talentin që kisha në krahasim me bashkëmoshatarët e mi. Deri tani kam fituar gara të ndryshme. Duke filluar nga garat republikane në vendin tonë, ku jam shpallur disa vite radhazi kampione e shtetit në disiplinën 400 metra, 400 me pengesa dhe 200. Kam arritur ta fitoj edhe vendin e parë në kupën e Evropës”, – thotë atletja 24-vjeçare.

Shkupjania tregon se shpenzimet e karrierës i mbulon vetë dhe nuk ka mbështetje nga shteti.

Por, pavarësisht vështirësive financiare dhe paragjykimeve për të si femër sportiste në Maqedoninë e Veriut, ajo thotë se nuk do të ndalet.

“Gjithmonë e kam pasur përkrahjen maksimale të familjes, prandaj edhe besoj se kam arritur deri këtu. Është e vërtetë se të jesh femër shqiptare, sportiste në Maqedoninë e Veriut është pak e vështirë, pasi ballafaqohesh me paragjykime të shumta… Un jam dhjetë vite në këtë sport dhe nuk njihem për skandalet që kam bërë, por vetëm për suksesin që e kam arritur. Tani njerëzit me njohin si Drita e suksesshme e jo si një Dritë tjetër”, – thotë ajo.

Atletja Drita Islami është shqiptarja e parë që përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në garat olimpike në Rio de Zhaneiro në vitin 2016. Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në finale, ishte një nismë pozitive në Maqedoninë e Veriut, e pushtuar nga nacionalizmi dhe ndasitë etnike. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026