Bashkimi Evropian përballet me kritika mbi vaksinimin anticovid
Bashkimi Evropian po përballet me disa probleme por edhe kritika lidhur me vaksinimin anticovid.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk ka ende një vendim mbi miratimin e vaksinës Moderna. Komiteti i EMA-s kishte thirrur një takim të hënën pasdite për të diskutuar mbi vaksinën Moderna, por ende nuk ka vendosur asgjë, duke e shtyrë në mbledhjen e ardhshme me datë 6 janar.
Epidemiologu Ton de Boer, pjesë e ekipit të komitetit të ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave tha se:
“Shpresoj se do të ketë një vendim të mërkurën, por ende nuk e di se çfarë do të ndodhë.”
Ndërkohë EMA ka caktuar datën 12 janar si datën e fundit, nëse do të rekomandojë vaksinën Moderna.
Nga ana tjetër Komisioni Evropian ka mbrojtur strategjinë e tij të vaksinimit anticovid, por ka patur kritika nga vendet anëtare në lidhje me përhapjen e ngadaltë të dozave.
Një prej tyre është edhe Finlanda, ku autoritetet shëndetësore janë shprehur se janë të pakënaqur se vendi mori rreth 40,000 doza në dhjetor, në vend të 300,000 që priteshin.
Zëdhënësi i Komisionit të BE Eric Mamer lidhur me këto kritika u shpreh se problemi kryesor me programet e vaksinimit është çështja e kapacitetit të prodhimit, një çështje me të cilën po përballen të gjitha vendet.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta