Berisha-KE-së: Sillni bisedat e telefonave të ministrave në ‘Sky’ dhe ‘Encrochat’

20 Korrik 2023 | 15:12

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sjellë në Shqipëri bisedat në aplikacionet “Sky” dhe “Encrochat” që janë kryer nga anëtarët e Këshillit të Ministrave. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend këtë të enjte, Berisha tha se nëse Këshilli Evropian dëshiron të kontribuojë në luftimin e korrupsionit në Shqipëri, atëherë duhet të bëjë publike bisedat në aplikacionet “Sky” dhe “Encrochat” për ministrat e qeverisë Rama.

Berisha theksoi se Shqipëria po bëhet një vend i rrezikshëm që rrezikon dhe sigurinë e shteteve të BE-së, ndaj kërkoi zbardhjen nga KE të bisedave të minisrave që kanë rënë në përgjime me bandat.

“Meqë jemi tek AKEP, kam ca lajme jo të mira për ju. Mundësisht mbani shënim, se nga studimi dhe hetimi i telefonave ‘Sky’ dhe ‘Encorchat’, dilni shumë, shumë keq. Nuk është sekret, por ju them se nga 18 mijë shqiptarë që gjinden se disponojnë ato, 90% i përkasin partisë së krimit.

Ju mos u çuditni, por përqendrimi më i lartë në Shqipëri duke e specifikuar vendondodhjen, ku thoni ju është, ku gjendet thoni ju, gjendet pikërisht në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. A ka gjë më të turpshme, se në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të funksionojë sipas disa burimeve, numri më i dendur i mbi 9 mijë ‘sky’ dhe ‘esc’ telefona, se nja 7-8 mijë janë jashtë.

Unë dua të ju them ju këtu, se ju dilni, jo të gjithë sigurisht, por dilni tmerrësisht të lidhur me krimin. Ministrat tuaj, që ja mbathën, se e dinë, ministrat tuaj, gjenden të lidhur me banditë kryesorë, gjenden duke bërë porosi.

I bëj thirrje Komisionit Europian, i bëj thirrje Europolit, u bën thirrje partnerëve tanë, për një kontribut të madh në luftën kundër krimit në Shqipëri, zbërtheni plotësisht përmbajtjen e tmerrshme të bisedave të zyrtarëve me bandat e krimit në Shqipëri dhe Europë.

Kërcënojnë sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të një seri vendesh të tjera në Europë.

A mund të imagjinoni ju, ministra dhe më lart se ministra me telefona ‘Sky’, dhe ‘ESC’ apo ‘Encrochat’. Të gjitha janë zbërthyer, shko e merri po deshe, shko e kërkoi si kryetari i grupit. Bëji një letër Komisionit Europian ti sjell këtu dhe atëherë do të kuptoni se kë votuat ju për ministër të Brendshëm. Atëherë do të kuptoni se cilin votuat ju për ministër të Brendshëm. Atëherë do e kuptoni ju se, pse Edi Rama zgjodhi për ministër të Brendshëm, Ballën, më të lidhurin midis jush me botën e krimit. Më të lidhur me klanet e drogës, me vrasës, trafikantë dhe përdhunues.

Shkoni e merrni. Nuk mund të emërohej kurrë një kandidat si ai. Po Edi Rama pse e bëri atë? Sepse Edi Rama është në epiqendër të këtyre lidhjeve. Nuk kishte ndonjërin prej që të emërohej në atë post, që nuk përdor telefon ‘Sky’ apo ‘ESC’ apo ‘Encrochat’.

Unë i bëj thirrje edhe njëherë KE-së, vendeve partnere që ti nxjerrin, të ndihmojnë këtë vend, se ky me këtë regjim, bëhet çdo ditë më i rrezikshëm për sigurinë e vendeve tuaja”, tha Berisha.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026