Zjarret në Greqi shkatërrojnë ishujt, gjendje e jashtëzakonshme në disa zona

20 Korrik 2023 | 16:48

Një sërë zjarresh kanë goditur dhe shkatërruar zona të gjera pyjore në disa ishuj të Greqisë.

Në zonën e Kretës si dhe pranë qytetit të Florinës në zonën veriore është shpallur gjendja e emergjencës.

Në Rodos, erërat e forta kanë nxitur flakët shkatërruese. Gjendja e jashtëzakonshme në disa njësi të Rodosit do të qëndroj në fuqi për 6 muajt e ardhshëm, deri më 18 janar. Kërkesa u dorëzua guvernatori rajonal I Egjeut Jugor si dhe kryebashkiaku i Rodosit, të cilët kanë dhënë alarmin.

Ndërsa të mërkurën, autoritetet evakuuan katër fshatra dhe një hotel pasi zjarri që shpërtheu në orët e para të së mërkurës pranë fshatit Apollonas në malet perëndimore iu afrua vendbanimeve. Shërbimi meteorologjik grek kishte paralajmëruar për një rrezik të shtuar të zjarreve nga e enjtja, pasi vendi u rikuperua nga vala e parë e madhe e të nxehtit të verës.

Një valë e dytë e të nxehtit parashikohej të fillonte të enjten, me temperatura që do të kalonin 40 gradë Celsius në disa zona, dhe do të rriteshin më tej të premten në një maksimum prej 44 gradë Celsius.

Forcat tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve do të vazhdojnë patrullimin parandalues në pyjet e të gjithë territorit të Greqisë mes kushteve të vështira. Zjarret janë të zakonshme në Greqi, por verërat më të nxehta, më të thata dhe me erë e kanë kthyer Mesdheun në një pikë të nxehtë zjarri në vitet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026