40 raste në ditë, temperaturat e larta shtojnë rastet e urgjencave në Gjirokastër
Temperaturat tejet të nxehta të motit të kësaj vere kanë rritur edhe numrin e pacientëve me shqetësime shëndetësore që paraqiten në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës.
Janë rreth 40 raste në ditë që paraqiten në urgjencën e këtij spitali si shkak i komplikacioneve nga moti i nxehtë i stinës apo pickimet e insekteve. Më shqetësuese janë raste e problematikave shëndetësore që shkakton stina e nxehtë tek të moshuarit që jetojnë vetëm si shkak i emigracionit.
“Ajo që kemi pasur më tepër shqetësim është me moshat e mëdha, në raste kur janë mosha të treta që mund të jenë vetëm bashkëshortët ose njeri prej tyre. Dhe probleme për ta kanë ndodhur shumë herë në zonën tonë ngaqë fëmijët i kanë larg dhe nuk janë kujdesur mirë për veten dhe mund të na vijnë ne në urgjencë më një gamë diagnozash d.m.th që do një kujdes shumë të shtuar. Do të ishte më mirë që këta persona të kujdeseshin dhe ti paraprinin gjërave” – tha Bledar Çela, shef i repartit të urgjencës.
Sipas bluzave të bardha kontrolli i vazhdueshmë shëndetësor veçanërisht për të moshuarit do të evitonte komplikacionet mjekësore si dhe mbipopullimin e qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës gjatë verës.
“Në momenuin që vijnë në urgjencë me disa diagnoza, me disa problematika është edhe më keq për ta d.m.th dominimi i situatës por plus kësaj nëse një personi i bëhen dy-tre sëmundje bashkë ato ndikojnë të njëra-tjetra dhe është shumë e vështirë që të dominohet rasti plus që edhe për shërbimin shëndetësor është një mbingarkesë tepër e madhe, do të ishte më mirë që ti paraprijmë gjërave, të bëjmë kontroll më parë sidomos moshat e treta, pavarësisht të bëjmë vizitat periodike, kontrollet, analizat” – shtoi më tej Çela.
Në zonën muzeale që frekuentohet më shumë nga turistët është stacionuar një pikë mjekësore me personelin dhe infrastrukturën e duhur për të dhënë ndihmën e parë në rastet e urgjencave shëndetësore.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë