Rindërtimi i trashëgimisë, njerëzit që po mbrojnë kalatë e dëmtuara nga tërmeti
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi edhe shumë monumente, objekte të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. Organizata Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, prej janarit 2020 është përfshirë në rikonstruksionin e katër objekteve të dëmtuara.
Kulla C- muri rrethues i Kalasë së Durrësit-Teqeja e Dollmës në Kalanë e Krujës, kulla e sahatit në Kalanë e Krujës, si dhe muri në mes të Kalasë së Prezës janë tashmë në proces restaurimi nga një grup ekspertësh të trashëgimisë kulturore.
Veprimet e para ishin ato të stabilimzimit të objekteve që ishin ende në rrezik për të mos pësuar dëmtime të mëtejshme. Kulla C në kalanë e Durrësit dhe Teqeja e Dollmës në Krujë janë stabilizuar tashmë, dhe në janar do të fillojë punë për stabilizim e kullës së sahatit në kalanë e Krujës.
Drejtuesja e Organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Shqipëri, Lejla Hadzic tha për Euronews Albania se 53 monumente kulture janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të 2019.
“53 monumente të kulturës janë dëmtuar rëndë në tërmetin e 2019”, tha ajo.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta