Trump në pritje të padisë, Juria e Madhe shqyrton provat e hetuesit të posaçëm
Juria e Madhe në Shtetet e Bashkuara duhet ende të vendosë nëse do të padisë ish-presidentin Donald Trump, me anëtarët e saj që po vijojnë bisedimet me dëshmitarë dhe hetues. Diskutimet nuk do të mbyllen për të paktën 1 muaj.
Më herët gjatë muajit, Trump mori një letër ku vihej në dijeni për një padi të mundshme ndaj tij, e cila nëse bëhet realitet do të jetë e treta për të për këtë vit.
Letra citon tre statute për të cilat ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë mund të akuzohet. Ato janë: mohimi i të drejtave; komplot për kryerjen e një krimi ndaj Shteteve të Bashkuara dhe frikësim të dëshmitarëve.
“Një letër e tillë zakonisht u dërgohet njerëzve që Departamenti i Drejtësisë do t’i padisë. Që do të thotë është se hetuesit kanë mbledhur prova që lidhin një person me këtë çështje. Pra, Donald Trump me një krim që po hetohet,” – tha Eric Tucker, gazetar i “Associated Press”.
Anëtarët e jurisë po diskutojnë provat e mbledhura nga hetuesi i posaçëm lidhur me përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s me kryengritjen e 6 janarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri