Izrael, miratohet reforma e kontestuar, parlamenti shpërfill protestat qytetare
Ligjvënësit izraelitë kanë miratuar reformën e kontestuar të drejtësisë, pavarësisht protestave që synonin asgjësimin e saj.
Ligji i ri i heq Gjykatës së Lartë kompetencën për të vendosur mbi ato veprime të qeverisë, të cilat ajo i konsideron të paarsyeshme.
Bëhet fjalë për të parën në një seri reformash kontradiktore që synojnë të kufizojnë pushtetin e gjykatave dhe që pritet të aprovohen.
Manovrat politike në fjalë kanë shkaktuar disa nga protestat më të mëdha në historinë e Izraelit, me kundërshtarët e tyre që kanë paralajmëruar se ato do të vënë në rrezik demokracinë e vendit.
Nga ana e saj, qeveria argumenton se masat janë të nevojshme për të korrigjuar mungesën e balancave të pushtetit, që ka bërë që gjykata të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në vendimet politike të dekadave të fundit.
Disa orë përpara votimit përfundimtar, policia përdori topa uji dhe arrestoi një numër të konsiderueshëm protestuesish të mbledhur përpara selisë së Parlamentit në Jerusalem.
Votimi vjen pas muaj të tërë trazirash, me presidentin izraelit që paralajmëroi të hënën liderët politikë se vendi ndodhej në një emergjencë kombëtare.
Një apel të ngjashëm bëri edhe lideri i opozitës. “Po shkojmë drejt katastrofës. Nëse ju e votoni këtë draft ju po afronin fundin e vendit, po përforconi armiqtë e Izraelit dhe po dëmtoni sigurinë e tij”, deklaroi Yair Lapid.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)