Kontroll mjekësor për turistët, i nxehti sjell probleme për vizitorët në Gjirokastër
Temperaturat e larta kanë sjellë probleme dhe për turistët e huaj që vizitojnë në Shqipërinë. Në Gjirokastër një qendër shëndetësore në zonën historike të qytetit ofron kontrolle falas të vizitorët e huaj.
Moti i nxehtë po shkakton shqetësime shëndetësore për turistët të cilët vizitojnë Gjirokastrën. Pika e urgjencës mjekësore që funksionon në zonën historike të qytetit jep asistencë mjekësore për vizitoret vendas dhe të huaj. Bluzat e bardha shprehen se në disa raste turistët janë paraqitur me shqetësime shëndetsore si dhimbje koke, tension të larta, këputje fizike, etj.
” Në qoftëse ka gjendje të fikti atëherë i transportojmë ata direkt në urgjencën e spitalit rajonal ” Omer Nishani”, matje e tensionit, gjërat primare, parametrat vitalë për të konstatuar nëqoftëse gjendja është kritike, e stabilizuar apo ka nevojë për ndihmesë të mëtejshme”,-tha Kristiana Dudumi, qendra e urgjencës
” Zakonisht kanë patur dhimbje koke, gjendje të fikti por kanë patur raste edhe të tjera që ka patur tension shumë të lartë, dhimbje persistente, të gjoksit. Në këto raste i kemi transportuar direkt në urgjencë”.
Stafet mjekësore apelojnë që banorët por edhe turistët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur problemet shëndetsore si shkak i motit të nxehtë.
” Duke ditur gjendjen dhe temperaturat që janë shumë të larta të gjithë qytetarëve të Gjirokastrës, turistëve dhe kalimtarëve të mos dalin nga ora 11 deri në orën 18, të qëndrojnë në vende të freskëta, të marrin sa më shumë likuide, sa më shumë lëngje dhe të ushqehen shëndetshëm” ,- Kristiana Dudumi, qendra e urgjencës.
Në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës regjistrohen rreth 40 raste në ditë të pacientë që marrin ndihmën shëndetësorë si shkak i problemeve të shkaktuara nga temperaturat e larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë