ZAFEST, festivali i promovimit të Shkodrës, 3 netë emocione nga këngëtarë shqiptarë
Në Shkodër u mbajt edicioni i 7 i Festivalit ‘ZAFEST’. Për tre netë me radhe artistë të njohur dhuruan emocione për spektatorët.
Shkodra edhe njëherë tjetër ja doli të jetë qendra e kulturës së Shqipërisë. Festivali ZAFEST, për tre netë me radhë, bëri bashkë këngëtarë të njohur në mbarë botën, e jo vetëm.
Edicioni I 7 tij, nisi nga oborri i Kullës se Sahati të Inglizit, për të përfunduar në kalanë Rozafa. Të ftuarit, ndajnë emocionet e përjetuara gjatë këtyre netëve.
“Është shumë e bukur e sidomos ky vendi. Jam pa fjalë. Është gjithçka fantastike. E njoh Vlashentin prej shume vitesh dhe me ka folur gjithmonë për vendin e tij. Tani jam e lumtur që e dëgjova dhe erdha për të zbuluar Shqipërinë e tij, e cila është e mrekullueshme.”- theksoi Isabeal Sorling, këngëtare
“Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe duhet të them që ky vend, Shkodra është e mrekullueshme dhe kjo skenë një magji e vërtetë. Vlashenti më kontaktoi dhe krijuam lidhjet menjëherë, një kimi që dukej se njiheshim prej kohësh. Mund të them që është nisja e një miqësie. Përgjigja e publikut sonte ishte fantastike dhe të shohësh që njerëz që nuk flasin gjuhën tende por këndojnë me ty, është fantastike. Një eksperiencë që dua ta përsëris”- shtoi Davide Shorty, këngëtar.
Themeluesi dhe krijuesi ZAFEST, Vlashen Sata, u shpreh se edhe njëherë tjetër, festivali ja arriti qëllimit të tij.
“Shumë përpjekje që t’ja dilnim dhe jam shumë i lumtur e më vjen shumë mirë që kemi arrit rezultatin. Është dëshira me mbajt nivelin, të ruajmë të mirën e të bukurën dhe më vjen mirë që njerëzit e kanë shijuar e përqafuar dhe i ka bërë mirë atyre dhe neve”- tha mes të tjerash Vlashent Sata, drejtor artistik.
ZAFEST, erdhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe ambasadës Franceze, Italiane dhe Suedeze.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë