Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë? Drejtori Leka: Mbetet pistë e hetimeve
Fusha e mbetjeve në Vlorë prej tre ditësh është e përfshirë nga flakët dhe vijon të digjet që prej tre ditësh.
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të hënë në brendësi të fushës së mbetjeve nga ku drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka dha një intervistë për gazetarin Enriko Gabaj.
Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që zjarri në fushën e mbetjeve të ketë qenë i qëllimshëm, duke shtuar se vendgrumbullimi i mbeturinave nuk monitorohet as nga kamera e as nga policia.
“Kjo është një situatë sidomos në 7 vitet e fundit është një situatë që përsëritet shpesh, përsëritet një herë në dy muaj. Dje këtu kanë qenë organet kompetente, ka qenë prokuroria dhe policia të cilat po hetojnë edhe për zjarrvënie të qëllimshme megjithatë nuk mund të flas, sepse janë pjesë e hetimit.
Megjithatë, kemi pasur shumë raste, duket se është zjarrvënie e qëllimshme sepse shtrihet në të njëjtën kohë në të gjithë territorin. Kjo është një sipërfaqe e madhe e pamonitoruar as nga policia e as nga kamera sepse është e pamundur që një sipërfaqe e pambyllur të monitorohet nga policia”,-tha drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit