Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro u arrestua me kërkesë të SPAK ditën e shtunë, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.
Mërtiri tha se ky veprim nga ana e prokurorisë së Posaçme tregoi edhe njëherë se SPAK nuk ka komplekse, ai solli në vëmendje se Goro është arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, por ende i pabetuar i Himarës, Fredi Beleri, i cili gjithashtu është i arrestuar me kërkesë nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.
“Tregon atë që të paktën unë e kam theksuar që është tregues i rëndësishëm i asaj që po bën drejtësia e re. Për mua SPAK po tregon që nuk ka komplekse të hetojë edhe njerëzit e Ramës dhe kundërshtarët e Ramës.
Në të njëjtën kohë po dënon Belerin, i cili ishte kundërshtari i Ramës, për të cilin policia ka çuar disa prova, nuk e di SPAK-u e vendos nëse merren parasysh ato prova. Por nga ana tjetër SPAK po godet edhe personin e denoncuar nga Beleri, i cili tha se gjithçka është bërë për të mbrojtur interesat që ka Edi Rama për Himarën, për të shitur dhe blerë Himarën e për tu pasuruar në kurriz të saj”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës
- Jorgo Goro në avantazh ndaj Fredi Belerit, rezultatet paraprake në Himarë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
Mësuesit paralajmërojnë protesta, Mehmeti: Skllevër të shtetit! SMIP, për t’i lodhur
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump