Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës

23 Mars 2024 | 17:59

Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiak i Himarës, ndonëse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë. Arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi penal të bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim pronash.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se më herët Goro është thirrur katër herë në SPAK  në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026