“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhje, mbase ai do të tregohet më i ashpër me Kosovën.
Sipas tij në nëse Trump fiton ai do të ketë qasje të tipit “merre ose leje” në rajonin ballkanik, pasi nuk ka kohë për të humbur me aleatët, ndërsa Kosova do të rrezikonte nëse nuk do i merrte parasysh këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ka bërë kohët e fundit.
“Jemi larg për të folur në specifika, pasi bëhet fjalë për 2025. Mendoj se qasja e Trump për Ballkanin do të jetë e njëjtë si për pjesën tjetër të botës. Do ketë diskutime por edhe qasje të tipit “merre ose leje”. Nuk i intereson shumë që të rri e të llastojë aleatët dhe as të diskutojë shumë gjatë. ka një qasje pragmatike ku kërkon të arrijë synimet.
Le të themi nëse do spekulonim një rast konkret, e zëmë se Trump vjen në pushtet dhe aleatët i thonë Kosovës, duhet të bashkëpunosh, vendimet duhet ti marrim bashkë, duhet të konsultohesh para se të marrësh një vendim, pasi na prek ne, prek mbarëvajtjen e Kosovës dhe na prek ne, nëse fillon të injorohet këshilla në mënyrë të vazhdueshme siç ka ndodhur në Kosovë, nëse vazhdojnë të gjitha këto, Trump do ketë një qasje më të ashpër. Gjë e cila nuk do të ishte në favor të Kosovës”,-tha Adrian Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump mohon në gjykatë se e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren Carroll
- Auron Tare: Trump po i bien më qafë, edhe nëse dënohet ai zgjidhet president
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
Mësuesit paralajmërojnë protesta, Mehmeti: Skllevër të shtetit! SMIP, për t’i lodhur
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump