Auron Tare: Trump po i bien më qafë, edhe nëse dënohet ai zgjidhet president
Analisti Auron Tare, në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump do të kandidojë sërish për president.
Ai theksoi se Trump ka zgjedhur një strategji brilante duke thënë që edhe pse është në procese gjyqësore, mbështetësit e tij janë po me atë.
Mes të tjerash ai nënvizoi se edhe nëse Trump dënohet, ai do t’i fitojë zgjedhjet.
“Unë mendoj se ka qenë një strategji brilante e Trump sepse deri më sot ai ende nuk ka filluar të paguajë për reklamat televizive që kushtojnë jashtëzakonisht shumë. Duke qenë përditë në Gjykata për çështje nga më të ndryshmet ai është i pranishëm çdo natë në televizorët e familjeve amerikane. Mendohet se të gjithë ato pengesat e mundshme që po bëhen për të, mendohet se po i bien në qafë, sepse po mendojnë se Trump nuk është fajtor për një pjesë të madhe të tyre. Pra të gjithë pengesat e mundshme para Trump nuk e kanë bërë popullin apo mbështetësit e tij të ndryshojnë mendje. Dhe nëse do të dënohet ai do të zgjidhet president”-tha ai.
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë