Partizani synon fitoren, të kuqtë favoritë ndaj Escaldes, Ballkani përballë Larne

25 Korrik 2023 | 18:08

Pas eleminimit nga Champions League, kampionët në fuqi të superligës shqiptare do të nisin aventurën në Ligën e Kofnerecës. Partizani përballet pasditen e së martës me Atletik Escaldes, në Andorra, ndërsa cilësohet favorit për kalimin më tej.

Demat i kanë dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë, ndërsa grupi është i plotë dhe gati për sfidën e pasdites.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Bate Borisov, skuadra është më e mobilizuar, ndërkohë duhet përmendur fakti që përballë është një kundërshtar modest.

Po ashtu në mbrëmje në fushë zbret dhe skuadra e Ballkanit të Suharekës, e cila synon të përsërisë suksesin e sezonit të shkuar. Përballë do të kenë një ndër skuadrat më të mira të Irlandës së Veriut, Larne. Favorit për fitimin e ndeshjes cilësohet skuadra shqiptare, ndërsa luhet në Fadil Vokrri.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ballkani i dha lamtumirën Champions League, ndërsa u eleminua nga Ludogorets, ndërsa sezonin e shkuar shkroi historinë duke mbërritur deri në fazën e grupeve të Conference League.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026