Shuhet anëtari i ‘The Eagles’, Randy Meisner vdes në moshën 77-vjeçare
Randy Meisner, bashkëthemelues dhe basist i grupit amerikan të rokut “The Eagles”, ndërroi jetë në Los Anxheles në moshën 77-vjeçare, për shkak të një komplikacioni pulmonar.
Grupi muzikor shpërndau një deklaratë ku konfirmonte humbjen e tij, si dhe kujtonte rolin e tij integral në hitet si “Take it to the limit”.
Meisner ishte pjesë e bandës kur ajo publikoi këngën më të njohur të saj “Hotel California” në vitin 1976, një ndër më populloret në historinë e rokut. Ndërsa një vit më vonë ai u shkëput për të ndjekur një karrierë si solist.
Lindur në Nebraska dhe i ndarë mes famës dhe jetës familjare, Meisner kishte qenë i sëmurë gjatë turit të “Hotel California” dhe refuzonte të ishte në qendër të vëmendjes.
Si artist solo, ai nuk iu afrua kurrë suksesit të korrur me “The Eagles”, por regjistroi hite si “Hearts on Fire” dhe “Deep inside my heart”.
Mesiner u martua dy herë, për herë të parë kur ishte ende adoleshent, dhe kishte tre fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq