Vrasja makabër në Maliq, flet e ëma: E pagoi kunata të më vriste çupën
Muezes Ferati, e ëma e viktimës Luiza Mullalli, që u vra nga burri ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e sotme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin kishte probleme.
Ajo mes të tjerash akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares
“Ishte në punë çupa. Nuk më mori në telefon fare. Pasdite më merr çupa nga Greqia e më thanë nuk e di se çfarë është bërë me çupën. Çupa ishte me urdhër mbrojtje. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf. Është motra kriminele në Amerikë . Ajo e ka paguar kriminelin dhe ma vrau çupën. Kishin probleme. Ai nuk donte as fëmijët. Ka një vajzë të martuar dhe një vajzë në moshën 20-vjeçe. Çupën e kanë gjet policët”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta