“Do ju bëj të famshme”- Joshte vajza me qëllim prostitucioni, arrestohet shqiptari
Një 48-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia e Triestes për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
48-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Bolonjës e kishte dënuar në mungesë me 3 vite e 4 muaj burg.
Burri u ndalua në një kryqëzim në Miramares dhe është shoqëruar në burgun Coroneo ku do të vuajë dënimin e dhënë.
Shqiptari joshte vajza nga Rusia dhe Ukraina duke organizuar konkurse për kërcimtare dhe më pas i detyronte ato të ushtronin aktivitetin e prostitucionit.
Pasi vajzat vinin në Italia to keqtrajtoheshin dhe detyroheshin nën kërcënime të shumta që të dilnin në rrugë dhe të shkonin me klientë të ndryshëm kundrejt pagesës.
Aktiviteti i 48-vjeçarit u zbulua pas denoncimit në polici të një nga vajzave të shfrytëzuara prej tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta