Dyqani në Gjermani, ëmbëlsira në formë shiringe ‘kundër’ COVID

8 Janar 2021 | 21:24

Një lugë sheqer bën që ilaçi të shkrijë, ose të paktën kështu duket për klientët e një dyqani buke në qytetin e Dortmundit, në Gjermani, ku stafi po feston mbërritjen e vaksinës kundër COVID me ëmbëlsira në formën e shiringës.

Kjo nuk është hera e parë që dyqani ofron ëmbëlsira kreative. Vitin e kaluar, teksa paniku për artikuj shtëpiakë përfshiu familjet, ai nxorri në shitje ëmbëlsira me formën e letrës higjenike.

Pronari Tim Kortuem shqetësohet megjithatë se produkti i tij i fundit është një hap shumë i guximshëm.

“Në fillim ishim pakëz skeptikë se do të ishte shumë makabre. Por tani, edhe njerëzit që janë kundër vaksinës e konsiderojnë diçka të lezetshme, pasi është një vaksinë pa efekte anësore dhe mund të vijnë ta blejnë sërish pasi është shumë e shijshme”, thotë Tim Kortuem, pronar i dyqanit.

Për momentin nuk ka prova që kjo ëmbëlsirë, një tortë me krem të bardhë, do të mbrojë blerësit nga coronavirusi. Madje, duke pasur parasysh lidhjen midis mbipeshës dhe rasteve serioze të sëmundjes, ajo mund të bëjë të kundërtën.

Me vaksinimin që ka nisur në pjesën dërrmuese të botës, zyrtarët e shëndetit publik shqetësohen se mungesa e furnizimeve dhe nervozizmi për medikamentet e reja do të ngadalësojnë vaksinimin, proces që mendohet se do t’i japë fund pandemisë që ka marrë miliona jetë dhe shkatërruar ekonominë globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026