Vaksina e ëmbël në Gjermani, një furrë buke bën ëmbëlsira në formë shiringe
Një lugë sheqer bën që ilaçi të shkrijë, ose të paktën kështu duket për klientët e një dyqani buke në qytetin e Dortmundit, në Gjermani, ku stafi po feston mbërritjen e vaksinës kundër COVID me ëmbëlsira në formën e shiringës.
Kjo nuk është hera e parë që dyqani ofron ëmbëlsira kreative. Vitin e kaluar, teksa paniku për artikuj shtëpiakë përfshiu familjet, ai nxori në shitje ëmbëlsira me formën e letrës higjienike.
Pronari Tim Kortuem shqetësohet megjithatë, se produkti i tij i fundit është një hap shumë i guximshëm.
“Në fillim ishim pakëz skeptikë se do të ishte shumë makabre. Por tani, edhe njerëzit që janë kundër vaksinës e konsiderojnë diçka të lezetshme, pasi është një vaksinë pa efekte anësore dhe mund të vijnë ta blejnë sërish pasi është shumë e shijshme”, thotë Tim Kortuem, pronar i dyqanit.
Për momentin nuk ka prova që kjo ëmbëlsirë, një tortë me krem të bardhë, do të mbrojë blerësit nga coronavirusi.
Madje, duke pasur parasysh lidhjen midis mbipeshës dhe rasteve serioze të sëmundjes, ajo mund të bëjë të kundërtën.
Me vaksinimin që ka nisur në pjesën dërrmuese të botës, zyrtarët e shëndetit publik shqetësohen se mungesa e furnizimeve dhe nervozizmi për medikamentet e reja do të ngadalësojnë vaksinimin, proces që mendohet se do t’i japë fund pandemisë që ka marrë miliona jetë dhe shkatërruar ekonominë globale.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta