Ndërtimi rriti ekonominë në vend, por nuk ndikoi në shtimin e punësimit
Sektori i ndërtimit ishte faktor kryesor i rritjes ekonomike në vitin 2022, por në këtë periudhë pati një ulje të punësimit në këtë sektor.
Sipas të dhënave të INSTAT sektori i ndërtimit u rrit me 20.6% gjatë vitit të kaluar, por kontributi në punësimin total ishte 7.6%, nga 8.1% që ishte në vitin 2022.
Vitin e kaluar, ekonomia e vendit u rrit me 4.8%, ku vetëm sektori i ndërtimi kontribuoi me 20% në totalin e rritjes ekonomike.
Por dhe pse pritej që të kishte më shumë vende pune duke qenë se ndërtimi ishte sektori më me rritje në ekonomi, ndodhi e kundërta pasi ky sektor nuk ka ndikuar në punësim.
Një situatë e ngjashme si në sektorin e ndërtimit është vënë re dhe në atë të turizmit, pasi vitet e fundit është rritur numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë.
Mungesa e rritjes së shifrave të punësimit, kryesisht lidhet me informalitetin dhe punësimin pa kontrata.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur