43 të vdekur gjatë bastisjeve antidrogë të policisë braziliane

2 Gusht 2023 | 20:35

Bastisjet e policisë që synonin bandat e drogës në tre shtete braziliane kanë lënë të vdekur të paktën 43 persona.

Në operacionin e fundit në Rio de Zhaneiro, policia tha se ata iu përgjigjën zjarrit në një shkëmbim zjarri në zonën Complexo da Penha, duke vrarë të paktën 10.

Më parë, 14 persona vdiqën në përleshjet gjatë një bastisjeje pesëditore të policisë në shtetin e São Paulo, të quajtur Operacioni Mburoja.

Dhe në shtetin verilindor të Bahia, zyrtarët thonë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja.

Pesëdhjetë e tetë persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin São Paulo, i cili filloi pasi një oficer policie i forcave speciale u vra të enjten në qytetin bregdetar Guarujá.

Policia sekuestroi 385 kg lëndë narkotike, si dhe armë, sipas mediave lokale.

Operacioni në Guarujá u kritikua nga Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flavio Dino, i cili tha se reagimi i policisë nuk ishte proporcional me krimin e kryer.

Gjatë një interviste të martën, guvernatori i shtetit të São Paulo, Tarcisio de Freitas tha se dy oficerë policie ishin në mesin e 14 personave të vrarë gjatë përleshjeve.

Në Rio de Zhaneiro, një mbret i trafikut të drogës dhe një trafikant ishin midis 10 personave të vrarë të mërkurën, sipas raporteve të mediave lokale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026